"Në Katalunjë mësohesh ta urresh Real Madridin"
Baghdad Bounedjah, bashkëlojtar i Xavit në klubin Al Sadd, ka bërë të ditur se ish-mesfushori i Barcelonës i ka treguuar atij se në Katalunjë, të gjithë mësohen ta urrejnë Real Madridin.

“Asnjërit prej tyre nuk u pëlqen Real Madridi. Xavi më ka treguar se në Katalunjë, ata mësohen ta urrejnë Real Madridin dhe rriten me këto ndjenja”, ka thënë Bounedjah.

Sulmuesi algjerian ka luajtur së bashku me Xavin dhe tre vjetët e fundit dhe me Gabin për gjashtë muajt e fundit. Gjatë kësaj kohe, ish-ylli i Barcelonës dhe ish-ylli i Atletico Madridit u kanë folur bashkëlojtarëve të tij për rivalitetin ekstrem që ekziston mes Real Madridit dhe klubeve të tjera spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori