Në këtë ditë kthehet Hazard nga dëmtimi
Ndihmës trajneri i Chelseat, Gianfranco Zola, ka bërë të ditur se ylli belg, Eden Hazard, pritet të kthehet në kohë nga lëndimi për ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palace në Premier League, pasi që do të kthehet në stërvitje nesër.

Për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta gjatë ndeshjes kundër Manchester Unitedit në Stamford Bridge, Hazardi kishte pësuar dëmtim në shpinë dhe kjo ishte arsyeja pse nuk kishte patur mundësi të stërvitej me skuadrën e tij gjatë javës së fundit.

“Ai është në gjendje më të mirë tani. Nuk jam i sigurt për sot, por nesër ai do të na bashkohet në seancën stërvitore. Nuk mendoj se është i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e nesërme”, ka thënë Zola.

“Por, ai duket në gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për të luajtur në fundjave. Jemi të lumtur për këtë gjë sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, deklaroi Zola.
Shtuar më 30/10/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori