Ne Liverpool deri ne fund te jetes, thote Gerrard
Pëlqej
Albeu.com
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se do të dëshironte të mbetet në Anfield deri në fund të karrierës së tij.
“Kam edhe dy vite e gjysmë nga marrëveshja ime dhe shpresoj se do të nënshkruaj sërish dhe të mbetem këtu deri në fund të karrierës. Nuk e di çfarë do të ndodhë në dhjetë vitet e fundit, por shpresoj se në pesë vitet e ardhshme do të luaj në Liverpool”, ka thënë Gerrard për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Vikendi i ardhshëm do të jetë jubilar për Gerrard, i cili do të festojë dhjetëvjetorin e debutimit të tij në Premierligë dhe në fanellën e Liverpoolit.

Ai me klubin anglez ka fituar dy Kupa FA, dy Kupa të Ligës, Kupën UEFA (2001) dhe si kapiten në vitin 2005, e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve. Po ashtu me Liverpoolin Gerrard ka fituar dy herë edhe Superkupën e UEFA-së, në vitet kur fitoi UEFA-në dhe Ligën e Kampionëve (2001 dhe 2005).
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori