Klubi italian
Napoli, do të ndryshojë emrin e stadiumit “San
Paolo” në “Diego Armando
Maradona” për nder të
legjendës së klubit.
Ishte fillimisht presidenti i skuadrës napolitane, Aurelio De Laurentiis, i cili me të marrur vesh për vdekjen e
legjendës, deklaroi se ekziston mundësia që stadiumi “San
Paolo” të emërohet sipas argjentinasit legjendar.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ndryshimi i emrit do të ndodhë, stadiumi “San
Paolo” do të riemërohet në nder të Diego Armando
Maradona.
Maradona në fillim të muajit nëntor u tha se ai kreu një ndërhyrje të suksesshme në tru, ai vdiq në moshën 60 vjeçare.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 10:26