Në Phillip Island triumfon Marquez, titulli thuasje i hipotekuar
Pëlqej
Marc Marquez fiton Cmimin e Madh të Australisë dhe merr pikë vendimtare për titullin e Botërorit të Moto GP. Piloti spanjoll i Honda-s, tashmë shkon +33 pikë nga Dovizioso i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe dy gara deri në mbyllje të sezonit.

Në Phillip Island u zhvillua një garë shumë e luftuar, me vendin e dytë që shkoi për Valentino Rossin, protagonist i një tjetër garë të madhe, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit piloti tjetër Yamaha-s, Maverick Vinales. I katërti e kaloi vijën e finishit Johann Zarco, i cili rivalizoi fort deri në fund, ndërsa pas tij në vendin e pestë u rendit Cal Crutchlow, që u pasua nga Andrea Iannone dhe Jack Miller.

Provë e mirë edhe për Suzukin tjetër të Alex Rins, që e mbylli i teti para Pol Espargarò dhe Bradley Smith. Vetëm vendi i 13-të për Andrea Dovizioson, që pikërisht në finish u parakalua nga Scott Redding dhe Daniel Pedrosa. Lorenzo me Ducatin tjetër, u klasifikua I 14-ti, pas Karel Abraham.

Tashmë Marc Marquezit do t’i mjaftojë të mos humbasë më shumë se 7 pikë nga avantazhi aktual që ka me Dovizioson për t’u shpallur matematikisht kampion i botos në Moto GP, në përfundim të garës së parafundit, që do të zhvillohet në Malajzi. /albeu.com /
Shtuar më 22/10/2017, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori