Në planet e Mancinit, afrimi i Kavanit dhe Falkaos
Tekniku i Roberto Mançester Sitit Mançini edhe pse nuk e ka shumë të sigurt të ardhmen e tij tek ky klub, tekniku italian ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe ka shënjestruar futbollistët që dëshiron.

“Kemi nevojë për një sulmues luftarak dhe mbi të gjitha që shënon shumë gola. Më pëlqen Edinson Kavani. Napoli mund ta shesë në verë, por e di që do ketë konkurrencë të madhe për të. Më pëlqen gjithashtu Radamel Falkao. Edhe për kolumbianin ka një listë të gjatë klubesh që e kërkojnë. Gjithsesi, ne jemi Mançester Siti dhe nuk dorëzohemi për objektivat në merkato. Do të bëjmë ofertat tona. Janë dy lojtarë në moshë të re, me eksperiencë dhe që do bëjnë diferencën në kampionatin anglez”, – u shpreh Mançini.

Ai ka shprehur intersin edhe për Luis Suarezin, por sipas tij problemi i tij qëndron te klubi i Liverpulit. Lidhur me një mundësi të afrimit të brazilianit Nejmar, Mancioni shprehet se Nejmar është një futbollist cilësor por në Angli do zhgënjente.


Nejmar është një futbollist cilësor, por unë mendoj se në Angli do zhgënjente. Ai nuk përshtatet me filozofinë tonë të lojës. Besoj se do transferohet në Spanjë, te Reali i Madridit ose Barcelona. Atje do arrinte të bënte diferencën, pasi ka më shumë hapësira në fushë dhe luhet një futboll më teknik”, – deklaroi Mançini.
Shtuar më 23/02/2013, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori