Ne prag te ndeshjes Greqi- Shqiperi gazetaret greke bejne thirrje: Jeni te mirepritur.
Pëlqej
Albeu.com
ATHINE - Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Athine, Bashkim Zeneli, ditet e fundit ka marre nje leter nga nje grup gazetaresh te njohur greke, te cilet kane drejtuar nje thirrje publike me titull " Te mirepritur ". ATHINE - Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Athine, Bashkim Zeneli, ditet e fundit ka marre nje leter nga nje grup gazetaresh te njohur greke, te cilet kane drejtuar nje thirrje publike me titull " Te mirepritur ". Zyra e shtypit e ministrise se Puneve te Jashtme beri te ditur se kjo thirrje u eshte drejtuar dhe gjithe gazetareve te Greqise dhe organizatave te punedhenesve te medias, ne kuadrin e ndeshjes se futbollit midis ekipeve kombetare te Greqise dhe te Shqiperise, qe do te zhvillohet ne Athine me 30 Mars 2005. Nder te tjera ne thirrje thuhet: "Duke qene se racizmi dhe shovinizmi u kane sjelle popujve vetem te keqija, duke qene se dhuna dhe fanatizmi prodhojne urrejtje dhe jo bashkejetese harmonike, duke qene se nuk kemi per te ndare asgje me emigrantet, perkundrazi na bashkojne shume gjera, duke qene se me popujt fqinj duam te rrojme ne harmoni, kunder gjithe atyre qe jane perpjekur ta bejne Ballkanin kasaphane per interesat e tyre, duke qene se nuk do te pranojme qe nje ndeshje futbolli te kthehet ne " oksigjen " per cilendo bande raciste, nen pretekstin e ngjarjeve te takimit te pare, duke qene se mjetet e informacionit masiv duhet te kontribuojne per miqesine, solidaritetin dhe luften kunder racizmit, jane te mirepritur futbollistet e skuadres kombetare te Shqiperise, jane te mirepritur emigrantet shqiptare qe deshirojne te ndjekin ndeshjen. Kerkojme nga mjetet e informacionit masiv dhe shoqatat e gazetareve nderhyrjen parandaluese kunder cdo helmi racist qe cenon bashkejtesen harmonike. Jo publikimeve dhe thirrjeve zjarrnxitese dhe revanshiste". Ambasadori Bashkim Zeneli, ne kuadrin e kesaj ndeshjeje, ka patur kohet e fundit kontakte te shumta me perfaqesues te shtypit dhe medias greke.
Shtuar më 21/03/2005, ora 19:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori