Në prag të sfidës ndaj Malit të Zi, "Dardanët" kanë një premtim të madh
Tifozët e Kosovës "Dardanët" përmes një statusi në Facebook kanë bërë të ditur se nuk do të ofendojnë kundërshtarin ditën e hënë.

Kosova do ta zhvillojë të hënën ndeshjen me Malin e Zi në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, derisa janë në garë për ta kapur pozitën e dytë, e cila çon direkt në Evropian.


Statusi i plotë:

“Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020. Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund. Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin. Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme. Të gjithë anëtarët e tifo-grupit ftohen të tërheqin biletat e tyre deri ditën e diel. Biletat janë vetëm për anëtar”, thuhet në faqen zyrtare të tifozëve të Kosovës.
Shtuar më 11/10/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori