Në pritje të Rabiot, Matuidi bën gati valigjet për te klubi i madh
Adrien Rabiot është shumë pranë zyrtarzimit si lojtari më i ri i Juventusit teksa mamaja e mesfshorit ka gjetur marrëvjeshjen me drejtorin sportiv të Juves Fabio Paratici, shkruan Albeu.com.

Por tashmë dhe me ardhjen e Aron Ramsey-t, mesfusha është e tejëngjeshur dhe largimi i parë nga Zonja e Vjetër mund të jetë Blaise Matuidi.

"Gazzetta dello Sport", raporton se për francezin interes ka shfaqur skuadra e Monacos, ndërsa aktualisht mesfushorit i skadon kontrata vitin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori