Në qendër të qytetit lajmërohet "vdekja" e klubit të Vllaznisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rënia e Vllaznisë në Kataegorinë e Parë, tronditi të gjithë sportdashësit shkodranë dhe opinionin sportiv. Në Shkodër mbizotëron trishtimi dhe dita e sotme është shpallur “ditë zie”.

Nuk kanë munguar as ironitë nga tifozët shkodran, të cilët në një vend në qendër të qytetit ku vendosen lajmërimet e hidhërimeve, kanë ngjitur një njoftim “therës” ku lajmërohej vdekja e klubit shkodran.

“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Njoftojmë vizita ditën e diele datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori