Në rast largimi të Zidane, Reali e ka "piketuar" zëvendësuesin
Real Madridi është duke e monitoruar situatën e Mauricio Pochettinos, i cili ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Tottenhamit. The Independent raporton se puna e tij e re mund të jetë ta zëvendësojë Zinedine Zidane gjatë sezonit të ardhshëm.

Skuadra e legjendës franceze u kthye në krye të tabelës së ligës elitare spanjolle me fitoren me rezultat 2:0 kundër Barcelonës në fundjavën e kaluar. Mirëpo, mediumi britanik shkruan se kjo fitore vetëm e ka lehtësuar paksa presionin mbi Zidane.

Drejtuesit e Real Madridit raportohet se ishin shumë të zemëruar nga mënyra se si Real Madridi humbi në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, ndërsa probleme kishte edhe në zhveshtore.

Atmosfera në klub s’ka qenë aq e mirë sa ishte gatë periudhës së parë të Zidane si trajner i Real Madridit, kur i kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi dhe një të La Ligës. Këtë herë, ai thuhet se s’e ka punën aq mirë me lojtarët e mëdhenj të Realit, që s’janë të kënaqur me qasjen menaxheriale të francezit.

Për më tepër, as presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, nuk e ka pasur marrëdhënien më të mirë gjithmonë me Zidane, përkundër suksesit të tij të mrekullueshëm në Evropë.

Francezi nuk ka qenë i gatshëm t’i dëgjojë të gjitha urdhrat e këshillat e Perezit, siç kishin bërë trajnerët në të kaluarën dhe kjo mund të ndikojë që Pochettino ta zëvendësojë francezin këtë verë.
Shtuar më 04/03/2020, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori