Në rast shkarkimi të Di Francescos, Roma ka gati Conten

Roma është në bisedeime për ta emëruar Antonio Conten trajner të saj sipas mediave italiane, mirëpo italian po pret fillimisht për Paris Saint-Germainin dhe Manchester Unitedin, shkruan Albeu.com.



Verdhekuqtë kanë humbur besimin te Eusebio Di Francesco në këtë sezon dhe po mendojnë shkarkimin e tij. Shkak janë bërë rezultatet e dobëta të Romës në kampionat. Klubi nga kryeqyteti Italian, mban vëndin e 7 në Serinë A dhe ndodhet larg zonës ‘’Champios’’

Presidenti i klubit Jim Pallotta ka kërkuar nga njerëzit e tij që të fillojnë bisedimet me ish-trajnerin e Chelseat dhe Italisë, Antonio Conten.

Ndërkohë Conte është i pa punë që nga vera dhe tani po pret për një klub më prestigjioz për ta drejtuar. /albeu.com/

Shtuar më 01/12/2018, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori