Ne shijojmë kreun, Juve le të flasë
Masimiliano Alegri ka kapur kreun dhe tani nuk humbet rast për të shënjestruar disi Juventusin. Edhe dje ai ka pickuar disi rivalët për titull. “Fundjavën e kemi përjetuar mirë, sepse mund të them që Juventusi frenoi ndërsa ne festuam dhe e shijuam si asnjëherë tjetër suksesin me Leçen. Vazhdoj të dëgjoj që komentohet nëse Pepe ishte në pozicion të rregullt ose jo… Mbase rivalët tanë mund të kenë të drejtë, por mua nuk më intereson nëse tensioni është i madh në radhët e juventinëve. Neve ndaj tyre na u mohua një gol që e pa e gjithë bota dhe ditëm ta shuajmë shpejt, ndërsa në Torino vazhdojnë të përgatisin dosje, të cilat shpresoj që mos ndikojnë në kampionatin tonë. Kasano po përmirësohet? Antonion e dua në fushë për ndeshjet e fundit të sezonit, por gjithashtu për Kombëtaren italiane, e cila do të bëjë një Evropian fantastik”.

Rekordi – Masimiliano Alegri mund të jetë shumë shpejt pjesë e elitës së trajnerëve të Serisë A. Tani që Milani është 4 pikë larg ndjekëses më të afërt, Juventusit, ai kërkon të fitojë për herë të dytë radhazi titullin. Të pakët kanë qenë trajnerët që kanë arritur të dominojnë dy vite radhazi dhe deri tani 4 janë emrat që kanë arritur këtë rekord në Itali. Ata janë Fabio Kapelo (e ka arritur me dy skuadra të ndryshme, Milanin dhe Juven), Xhovani Trapatoni dhe Zhoze Murinjo.

Trajneri i parë në histori e që mban edhe rekordin absolut të titujve radhazi është Karlo Karkano, i cili ndërmjet vitit 1931-1934, në krye të Juves ka fituar 4 tituj radhazi. Por nëse Milani shpallet kampion i Italisë, Alegri do arrinte të ishte pjesë e elitës së trajnerëve të Serisë A. Por nëse u hedhin një sy statistikave, shikojmë se banda e Alegrit ka një mesatare më të mirë pikësh se formacioni i ish-trajnerit Arrigo Saki. Mesatarja e pikëve e Milanit aktual është 2.13, pak më e vogël se ajo e Kapelos dhe e Ançelotit (2.16). Por ndërkohë Alegri ka bërë më mirë se Saki që ka ndalur mesataren e tij të pikëve në 1.95 për ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2012, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori