"Në Shqipëri vendosin bosat dhe jo trajnerët", rrëfimi befasues i Tovërlanit: Si më kërkoi Gjici që të dilja kampion 12 pikë larg Skënderbeut
Afrim Torvëlani është një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, ku ka arritur të fitojqë 4 tituj kampionë, 3 herë me Prishtinën dhe 1 herë me Ferronikelin.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, trajneri kosovar ka zbuluar se para 3 viteve ka qenë pranë stolit të Kukësit, teksa ka treguar edhe bisedën me presidentin Safet Gjici, që i kishte kërkuar të nxirrte ekipin kampion, ndonëse ishte 12 pikë larg Skënderbeut.

“Kam qenë në Shqipëri para 3 viteve dhe isha në bisedime me Kukësin. Fola më Gjicin dhe më tha nëse mund ta nxirrja ekipin kampion dhe i thashë se kjo nuk mund të ndodhë, pasi ishin 12 pikë larg Skënderbeut. I thashë se mund ta çoja ekipin në Kupat e Europës dhe më pas nuk u arrit asgjë. Siç e dinë të gjithë aty në Shqipëri është pak e vështirë, pasi vendosin bosat e klubeve dhe jo trajnerët.

Situata? Nuk është aspak një situatë shumë e mirë. Nuk e vendosim ne se kur gjendja do të rregullohet dhe do fillojë futbolli.

Cilin titull kam shijuar më shumë? Nuk mund ti ndaj pasi secili ka emocionin e vetë. Megjithatë ai i 2016-ës ishte i veçantë, pasi kishim mundësinë edhe për në Kupat e Europës, diçka e cila ishte për herë të parë në Kosovë.”, u shpreh Tovërlani për “Supersport”.
Shtuar më 17/04/2020, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori