Në Spanjë e kanë të sigurt: Pogba tek Real-i me një pagesë të çmendur
Prej javësh emri i Paul Pogba po trazon shumë merkaton e transferimeve, mbi të gjitha merkaton e Juves dhe Real Madrid, dy skuadrat e vetme që kërkojnë me insistim shërbimet e kampionit të Botës.

Në Spanjë kanë një tjetër version, gjithçka është e mbyllur me francezit i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në Madrid. Për të lëshuar këtë “bombë” ka menduar Eduardo Inda, ish drejtori i të përditshmes sportive “Marca”:

“Interesimi i Juventusit është një truk i agjentit të tij Mino Raiola për të rritur vlerën e kartonit”. Duke qëndruar te çmimi, Inda flet me shifra: “Man.United ka pranuar ofertën e Realit, Toni Kroos, Gareth Bale plus 80 milion euro. Besoj se javën e ardhshme Pogba do të jetë një futbollist i Realit, marrëveshja është në hapat final”, u shpreh ish drejtori i “Marca”.

Luka Jovic Hazard And Pogba
Në pritje që Neymar të rikthehet në Barcelonë, Pogba te Reali është marrëveshja më e shtrenjtë dhe me e çmendur e kësaj merkatoje vere. Pavarësisht se Reali ka shpenzuar deri më tani 303 milion euro për 5 lojtarë, Pogba pritet të jetë qershia mbi tortë e një merkatoje galaktikësh.
Shtuar më 05/07/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori