Në Spanjë e kërkojnë me ngulm, oferta për Hysajn tundon Napolin
E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet e paqartë. Klauzola e shkodranit kap shumën e 50 milionë eurove, një shifër e lartë, por që ndoshta mund të gjendet një zgjidhje për ta ulur disi.

Prej kohësh emri i mbrojtësit kuqezi është përmendur shpesh në media të ndryshme, ku shumë klube kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e tij. Tuttomercatoweb, shkruan se drejtuesit e Napolit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë më të ulët se 50 milionë euro për ta lënë të lirë Hysajn, teksa kërkesa e tyre tashmë është e qartë, kush dëshiron mbrojtësin duhet të paguajë 30 milionë euro.

Në skenë është shfaqur Atletico Madrid, me “Los Cholchoneros” edhe gjatë merkatos së vitit të kaluar patën shfaqur interes për Hysaj, ndërsa këtë herë situata duket me konkrete. Spanjollët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro dhe trajneri i tyre Diego Pablo Simeone kërkon me çdo kusht ta transferojë shkodranin.

Akordi duket i mundshëm pasi dhe oferta është gati e përafërt me kërkesën e Napolit, megjithatë interesimi i Atelticos së Madridit duket konkret dhe bisedimet priten të intensifikohen në ditët në vazhdim.
Shtuar më 09/06/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori