Miqësorja, Shqipëria përballë Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”
Skuadra kombëtare do të zhvillojë sot një ndeshja miqësore kundër Gjeorgjisë. Një përballje e vlefshme për trajnerin tonë De Biazi për të testuar një grup tjetër lojtarësh.

Mungesat në disa reparte si Meha, Kukeli, Dallku apo afrimi i lojtarëve të kampionatit shqiptar si Lika, Muzaka, Dushku dhe Vucaj, tregojnë një tjetër provë force për 35 lojtarët që ka në listën e tij trajneri italian nga ndeshja e parë deri tek kjo që është e dhjeta në drejtimin e Shqipërisë.
Trajneri De Biazi mund të aktivizojë këtë formacion për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Në portë vazhdon të qëndrojë Berisha, më i avantazhuar se Ujkani, i cili ende nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë, për të kaluar tek një mbrojtje me 4 lojtarë: Lila nga e djathta, në qendër Osmani dhe Curri, ndërsa majtas Agolli. Në qendër të mesfushës do të jenë Bulku dhe Cana dhe në krahë dy lojtarë të shpejtë si Roshi dhe Vila.

Trajneri duket se do të përpiqet të shfrytëzojë shpejtësinë e tyre jo vetëm për të shtyrë përpara, por edhe për të ndihmuar repartin e mbrojtjes. Sa i përket sulmit mendohet të jetë dyshja Bogdani dhe Bakaj. Ndeshja do të zhvillohet ne stadiumun Qemal Stafa në orën 19:00. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori