Në super ndeshjen Joshua – Pulev, do të lejohen një mijë tifozë
Këtë muaj do kemi kënaqësinë të shohim super përballjen mes kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua kundër bullgarit Kubrat Pulev.

Mirëpo, lajm i fundit nga Londra ka bërë të ditur se ky do jetë edhe më interesant, meqenëse do lejohen një mijë tifozë.

Autoritetet lokale kanë lejuar që tifozët të jenë të pranishëm në rast se ndjeken rregullat e caktuara.

Dyshja kanë pasur plan të përballen në qershor, por ndeshja është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Joshua do provojë të mbrojë titujt si IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Pulev me 12 dhjetor në "Wembley Arena".
Shtuar më 02/12/2020, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori