Në të parin doli pozitiv, del përgjigja e testit të dytë për yllin e Realit
Pas kryerjes së analizave PCR tek anëtarët e ekipit të Real Madridit pas kthimit të tyre nga qyteti San Sebastian, ku barazuan 0-0 me Real Sociedadin, Martin Odegaard rezultoi i prekur nga COVID-19.

Klubi spanjoll ngurroi të njoftonte zyrtarisht pasi po priste rezultatin e testit të dytë, për të qenë më të sigurt nëse norvegjezi është i infektuar.

Dhe tani përgjigja e testit të dytë është publikuar, derisa Odegaard ka rezultuar negativ.

Tejet e çuditshme për faktin se vetëm një ditë më parë, talenti i Realit doli pozitiv.

E gjithë skuadra është testuar dhe rezultatet ende nuk janë bërë publike për pjesën tjetër të skuadrës.
Shtuar më 23/09/2020, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori