Një tjetër lojtar portugez në radarin e Tiranës
Pas Semedos, skuadra e Tiranës hedh sytë sërish nga Portugalia për të bërë përforcimin e radhës. Drejtuesve të 24 herë kampionëve i është ofruar mesfushori luzitan Edgar Marcelino, i cili ashtu si Semedo është aktivizuar së fundmi në Qipro me skuadrën e divizionit të dytë AEP të Paphos.

Për momentin tratativat nuk kanë nisur pasi në zyrat e Tiranës aktualisht është vetëm CV e futbollistit, i cili luan në krahun e djathtë të mesfushës. Megjithatë tek Tirana po shohin mundësinë që 28-vjeçari Marcelino të meret për provë dhe në rast se trajneri Dede dhe stafi teknik do të binden për aftësitë e tij, atëhere ai mund të jetë pjesë e bardhebluve. Mesfushori i lindur në Coimbra është një futbollist i lirë ashtu si bashkëkombasi i tij Semedo, dhe për këtë arsye federimi me Tiranën është i mundur edhe pse merkato është mbyllur.
Shtuar më 09/09/2013, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori