Në vetëm 3 ditë u larguan nga kompeticionet europiane 3 ekipe Italiane
3 skuadrat më të mëdha në Itali përjetuan makthin në vetëm 3 ditë në ndeshjet që zhvilluan në kompeticonet europiane.

Të martën e pësuan Interi dhe Napoli. Ziklatrit u eleminuan që në fazën e grupeve në "Ligën e Kampioneve" teksa nuk mposhtën dot në "San Siro" PSV-në. Megjithatë skuadra e Luciano Spallettit do vijojë aventuarën në Europ League.

Ndërkohë edhe Napoli pati të njëjtin fat si Interi. Të kaltrit u eleminuan nga Liverpooli teksa hubën 1-0 në fushën e anglezve.

Skuadrës së Carlo Ancelottit i mjaftonte një barazim në Anfield Road por nuk ja doli me sukses duke ngelur jashtë Champiosit.

Gjithashtu jashtë kompeticoneve ngeli edhe Milani. Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 në transfertën e Pireut nga Olympiakos 3-1 edhe pse ju nevojitej një barazim ose një humbje por me diferencë prej një goli. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori