Nedved komentin shortin ndaj Ajax
Juventus do të përballet me Ajax për raundin e çerekfinaleve të Champions League, për këtë përballje u ndal të flasë Zv. Presidenti Pavel Nedved.

Shkalla e lumturisë? “Nuk jam as i lumtur e as i pakënaqur, do të jenë dy ndeshje të shkëlqyeshme. Ajax ndaj Real Madrid-it më ka pëlqyer shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm."

Cristiano Ronaldo? Të gjithë djemtë tanë i kanë merituar dy ndeshje më shumë në Champions League. Ne duhet të përballemi me ata me shumë entuziazëm."

Skualifikimi i Ronaldo-s për gjestin ndaj Ateltico Madrid? “Nuk kam frikë, është një gjest që ka mbetur në fushë. Ai reagoi pasi u fye kaq shumë në Madrid dhe nga tifozët e tyre në shtëpinë tonë, unë nuk mendoj se do të ketë përjashtime."

Atletico Madrid? “Ne bëmë një ndeshje normale, nuk kemi bërë shumë në Madrid. Ndërkohë ne ndjehemi se nuk kemi treguar Juventus-in e vërtetë. Në shtëpi e bëmë dhe u pa. Djemtë ishin shumë të vendosur dhe isha i qetë para ndeshjes."

Allegri? "Ne kemi ndërmarrë hapa që i kemi marrë çdo vit. Presidenti u takua me trajnerin dhe e solli vendimin në qershor, duhet të jemi të lumtur me Allegri-n, atë që ai po bën në kampionat është e jashtëzakonshme. Jemi 18 pikë përpara në kampionat, Champions League ... jemi aty ku duam të jemi."
Shtuar më 15/03/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori