Nedved: Nuk jemi favorite per Scudetto
Pëlqej
Albeu.com
Mesfushori veteran i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se skuadra e tij nuk është favorite për ta fituar Scudetton këtë sezon, mirëpo ka paralajmëruar një luftë të rreptë deri në fund të sezonit.
“Nuk e konsideroj Juventusin favorit për Scudetto. Mirëpo ne do të mundohemi maksimalisht dhe do t’u shkaktojmë probleme të tjerëve deri në fund të sezonit”.

Sa i përket derbit të madh të Italisë që zhvillohet të shtunën ndërmjet Interit dhe Juventusit, mesfushori çek ka theksuar se do të ishte kënaqësi po të fitoheshin tre pikët, mirëpo më e rëndësishmja është se kush do të gëzohet në fund.

“Dëshirojmë të fitojmë të shtunën. Ky është një takim sfidues ku secili dëshiron të luajë dhe më vjen mirë që do të zhvillohet në një kohë kur jemi në formë të shkëlqyer”.

“Për mua nuk është me rëndësi të shënoj, por t’i ndihmoj skuadrës që të shënojë fitore. Ne shkojmë në Milano për fitore dhe jo për të treguar diçka. Tre pikë nga ky takim vlejnë po aq sa tre pikë nga ndonjë takim tjetër”, është shprehur Nedved.
Shtuar më 19/11/2008, ora 00:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori