Nedved nuk ka dyshime: Pogba fiton Topin e Artë
Këshilltari i administratës së Juventusit Pavel Nedved voton Paul Pogba sa i përket fituesit të Topit të Artë.
Pogba mund të fitojë Topin e Artë dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Është vetëm 20 vjeç dhe ka përpara gjithë kohën e duhur për të arritur nivelet më të larta” u shpreh Nedved.

Ish lojtari çek e vijon intervistën me një analizë pas barazimit në Milano, duke lëshuar sfidën për kundërshtarët në kampionat.

“Kemi humbur kreun e klasifikimit por kishim disa ndeshje impenjative në këtë fillim sezoni. Jemi në linjën e parë dhe skuadra për t’u mundur nga të tjerët. Si çdo vit jemi shumë kompetitivë sepse skuadra mban firmën e Antonio Contes. Jam shumë i kënaqur nga ajo që po bëjnë djemtë dhe shpresoj të vazhdojnë kështu. Nuk e di nëse kampionati do të luhet në distancë nga Interi dhe Juventusi por mund të them se zikaltërit janë forcuar ndjeshëm. Blerja e tyre më e madhe është Mazzarri që e ka sjellë skuadrën në binarët e duhur. Interi më pëlqeu, por vazhdoj të këmbëngul se Juventusi mbetet suadra që duhet mundur” shprehet me tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori