Nedved "thumbon" Tottin: S'ka luajtur në asnjë ekip të madh
Pas shpërthimit me akuza të Francesco Tottit në përfundim të Juventus–Roma 3-2, vjen edhe replika e Pavel Nedved, i cili e thumbon kapitenin verdhekuq duke i kujtuar se nuk ka luajtur kurrë më një skuadër të madhe të nivelit të Juves.

"Deklaratat e Tottit më kanë zemëruar shumë. Ai nuk ka mundur të luajë për një ekip të madh si Juventusi dhe për këtë arsye nuk e kupton cfarë do të thotë. Nëse punon për Juventusin, i ke të gjithë kundër. E vlerësoj Tottin, sepse është një kampion, por nëse kapiteni i skuadrës sime shprehet në atë mënyrë vetëm në javën e 6 të kampionatit, nuk di nëse mund ta mbajë më shiritin", është shprehur çeku.

Sipas Nedved, akuzat se Juvja është favorizuar nga arbitrat mund ta dëmtojnë klubin bardhezi.

"E gjitha kjo mund të ndikojë në qëndrimin e arbitrave, që mund të kenë frikë të japin një vendim pro nesh", vijoi ish mesfushori i Juventus.

Më pas drejuesi çek i kampionëve të Italisë, komentoi edhe fyerjet e tifozëve bardhezi ndaj futbollistëve verdhekuq në përfundim të takimit.

"Do të më pëlqente të dëgjoja duartrokitjet për Tottin në momentin kur ai la fushën, por fatkeqësisht nuk e kemi këtë kulturë në futbollin italian. Kur luan në transfertë merr vetëm sharje, dhe unë këtë e kam ndjerë në kurrin tim. Në Itali më shumë tifozët më shumë bëjnë tifo kundër sesa mbështesin skuadrën e tyre", përfundoi Nedved.

Përsa i përket mundësisë së përdorimit të Moviolës në fushë, 42-vjeçari u shpreh kundër, pasi sipas tij, nëse kjo ndodh, futbolli nuk do të kishte m bukurinë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori