Neymar kërkon 175 milionë euro, Reali nis zyrtarisht negociatat me brazilianin
Real Madrid është gati të bëjë një çmenduri për të siguruar Nejmar nga radhët e PSG dhe për të fituar duelin e merkatos me Barcelonën.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid ka nisur negociatat zyrtarisht me Nejmar dhe kë kërkuar nga ky i fundit që të tregojë kushtin që do ta bënte të ndryshonte mendje dhe të kalonte në Madrid duke tradhtuar Barcelonën.

Përgjigja e brazilianit ka qenë një kërkesë ekonomike që për shumëkënd do të cilësohej e çmendur. Lojtari ka kërkuar 35 milionë euro neto në vit, të cilave po t’u shtohen taksat arrin shifra të frikshme për çdo klub.

Por të njëjtat burime theksojnë se Reali është i gatshëm të paguajë këtë shumë, 175 milionë euro në 5 vite që do të ishte kohëzgjatja e kontratës së Nejmar, pasi e cilëson një futbollist që mund të bëjë diferencën.
Shtuar më 23/08/2019, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori