Nën hijen e Piatek, Cutrone merr ofertën e parë
Milani transferoi në muajin janar Piatek teksa ai ia shpërblen kuqezijve në fushë me gola.

Për shkak të shkëlqimit të tij, në stol ka mbetur talenti Patrick Cutrone, i cili vlerësohet shumë nga shoqëria kuqezi. Ai tashmë është në plan të dytë dhe pas shpërthimit të fillimsezonit tashmë i duhet të presë rastin.

Klubet e tjera janë në ndjekje të kësaj situate dhe Torino ka gati një ofertë për 21-vjeçarin.

Klauzola e vendosur nga Milani është 30 milionë euro dhe italiani fiton 1.2 milionë euro në sezon, çka duket e lartë për torinezët që kërkojnë një huazim 2 vjeçar të lojtarit. Megjithatë Milani e ka refuzuar këtë ofertë, por Kutrone duket se nuk është nga ata që e pranon lehtë stolin.
Shtuar më 28/02/2019, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori