Nëna lind gjashtë fëmijë, skuadra i dhuron biletë për gjithë jetën
Një rast i rrallë ka ndodhur në qytetin e Krajkovës në Poloni.

Një nënë ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë, dhe skuadra e qytetit i ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme.

Ajo do të mund të shohë KS Caricovën gjatë tërë jetën pa paguar asnjë herë biletën e hyrjes.

Ky është rasti i parë në histori të Polonisë që një nënë lind gjashtë fëmijë.

Skuadra tash shpreson që nëna t’i sjell fëmijët të shoh ndeshjen ose biletën ta përdorë si kohë për tu larguar nga katër vajzat dhe dy djemtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori