Nene: Milan më kërkoi në gusht
Sulmuesi i Paris Saint Germain, braziliani Nene, zbuloi në një intervistë për "L’Equipe" sa gjatë merkatos kishte pasur kontakte me Milanin.

Pavarësisht dëshirës së 31-vjeçarit, pas disa javësh bisedimesh, parizienët vendosën të refuzonin ofertën, e gjykuar si shumë të ulër.

"Është një temë delikate, por unë pata kontakte me Milanin dhe Leonardo udhëhoqi bisedimet. Për shkak të çmimit, marrëveshja nuk u bë. Sidoqoftë, Ancelotti dhe Leonardo më thanë se jam një futbollist i rëndësishëm në planet e tyre", deklaroi golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në Ligue I franceze..

Ndonëse Nene vlerësohet nga PSG me 7 milionë euro, Milani bëri vetëm një ofertë huazimi me të drejtë blerje, brenda trativës që dërgoi Ibrahimoviç në kryeqytetin francez. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori