Nenet që përcaktojnë datën e Asamblesë për zgjedhjen e presidentit të ri
Në nenin 24 të Statutit të Përgjithshëm të FSHF-së përcaktohet saktësisht se kur zhvillohet Asambleja. “Asambleja e Përgjithshme thirret nga Komiteti Ekzekutiv një herë në vit, në gjashtëmujorin që vijon pas përfundimit të vitit financiar.

Ftesa për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme duhet t’u dërgohet anëtarëvepaktën 30 ditë përpara ditës së zhvillimit të saj”, thuhet në pikën e parë të nenit 24 në statut.

Secili kandidat në garën për presidentin e FSHF-së duhet të propozohet nga të paktën një prej anëtarëve. Sa u përket punimeve të Asamblesë, që vendimet të jenë të vlefshme, duhet të jenë të pranishëm të paktën 50+1% e anëtarëve të FSHF-së.

Në lidhje me votimin për zgjedhjen e presidentit, neni 30 në pikën 3 përcakton: “Gjatë zgjedhjes së parë, Presidenti ka nevojë për 2/3-at e votave të vlefshme.

Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk e arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë midis dy kandidatëve me më shumë vota. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota, zgjidhet President”. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori