Nënshkrimi i Maguire, reagon Solskjaer: Është ndër më të mirët në botë
Harry Maguire është edhe zyrtarisht futbollist i Manchester United.

Mbrojtësi anglez u transferuan në “Old Trafford” për shumë rekord për një mbrojtës, 80 milionë paundë.

23-vjeçari firmosi kontratën 6-vjeçare me opsion rinovimin edhe për një vit.

Në bazë të marrëveshjes mbrojtësi do të përfitojë 200.000 paundë në javë.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjær, është i lumtur që më në fund e ka në skuadër mbrojtësin anglez.

Harry është një nga mbrojtësit më të mirë qarkullim dhe jam i kënaqur që kemi siguruar nënshkrimin me të”, u shpreh Solskjaer.

“Është një lexues i shkëlqyeshëm i lojës ka autoritet dhe aftësinë për të qëndruar i qetë dhe shmangur presionin. Ai do të përshtatet mirë në këtë grup si në fushë dhe jashtë saj”.

Maguire luajti për dy sezone te Leicester City, ku u aktivizua në 76 ndeshje e shënoi 5 gola.
Shtuar më 05/08/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori