Nervozizëm i madh te
klubi i Romës. Sipas lajmeve që vijnë nga mediat italiane, pas humbjes 2-0 me Udinesen, sulmuesi italo-argjentinas Pablo Daniel
Osvaldo ka goditur në fytyrë shokun e tij të skaudrës, argjentinasin Eric Lamela.
Por në stërvitjen e sotme dy futbollistët kanë sqaruar gjithçka ndodhi të
premten në Friulli.
Osvaldo pritet të marrë sanksionet e duhura nga
klubi verdheblu. Përflitet për një gjobë të rëndë por nuk përjashtohen as mundësitë e tjera. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2011,
ora 17:50