Nervozizmi i Mbappe pas zëvendësimit, Tuchel paralajmëron dënime
Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel nuk është aspak i kënaqur me gjestin e yllit të skuadrës, Kylian Mbappe.

Vëmendja më e madhe në ndeshjen mes PSG dhe Montpellier shkoi te debati mes francezit dhe trajnerit.

Pas ndeshjes, Tuchel e ka komentuar këtë situatë dhe ka paralajmëruar dënime.

"Unë jam trajneri, dikush duhet të vendos, ai e di se çfarë po bën. Atij nuk i pëlqen të zëvendësohet, askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet" ka thënë Tuchel.

"Këto nuk janë pamje të mira, por ne nuk jemi klubi i vetëm që përballet me këto gjëra. Shumë keq. Unë nuk jam i nervozuar, por jam i mërzitur, pasi ishte e panevojshme."

"Nuk e di, duhet të mendoj, duhet të bëj gjumin. Do të marr një vendim nesër" ka thënë trajneri, i pyetur nëse lojtari mund të dënohet.

PSG tashmë kryeson ligën e Francës me 13 pikë përpara Marseille. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2020, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori