Nervozohet Allegri: Dybala ka luajtur më shumë se të gjithë
Massimiliano Allegri shpërthen ndaj gazetarëve. Në konferencën e radhës për shtyp, trajneri i Juventusit nuk i la këta të fundit t’i drejtonin pyetje si zakonisht, por e mori vetë fjalën në fillim, duke u ndalur te sulmuesi Paulo Dybala.

Argjentinasi është kthyer në cështje dite në mediat italiane kjo për faktin se është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit, por Allegri nuk ndan të njëjtin mendim me gazetarët.

“Sot flas unë. Ka patur një proces mediatik ndaj meje dhe në drejtim të zgjedhjeve të mia. Dua t’iu bëj të ditur që Dybala është sulmuesi i Juventusit që ka luajtur më shumë minuta në këtë fillim sezoni. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe unë mendoj se do të ketë një të ardhme të madhe.

Vitin e kaluar Paulo ishte lideri i Palermos. Por ata që i japin të njëjtat përgjegjësi si sezonin e kaluar gabojnë. Dybala duhet të luajë pa patur shumë presion përreth tij. Për të kam lexuar gjëra që më kanë bërë të qesh. Nëse Paulo luan pak duke u bazuar te shuma që ka shpenzuar Juventusi për kartonin e tij, ky është një problem për ju gazetarët jo për mua”.
Shtuar më 24/10/2015, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori