Nëse bëhet "djalë i mbarë", Balotelli fiton më shumë
Pëlqej
Bonuse pafund për Mario Balotellin nëse sillet mirë. Sa më mirë të sillet aq më shumë para do të përfitojë nga Liverpooli. Pas akordit mes klubit anglez dhe Milanit dhe shtrëngimit të duartve mes Mino Raiolas dhe Brendan Rodgers, ka nisur aventura e SuperMarios në Angli, e dyta pas asaj me Manchester City-n.

Sipas asaj që shkruan sot "Daily Mail", Balotelli do të përfitojë 90 mijë sterlina në javë dhe nëse sillet mirë kontrata aktuale 3-vjeçare bëhet automatikisht 4-vjeçare, plus benefite të tjera.


"Sjellja është shumë e rëndësishme, ndryshe askush nuk do të ishte duke u trajnuar me mua. Nëse mund të ndihmoj një person nuk tërhiqem pas. Këtu duam të krijojmë talente", tha tekniku i Liverpool Brendan Rodgers. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori