"Nëse do që një kalë të humb garën, i shton kilogramë", Wenger bën krahasimin e çuditshëm për Hazard
Arsene
Wenger beson se Eden
Hazard po përballet me vështirësi në Real Madrid për shkak të gjendjes
fizike.
Ish-sulmuesi i
Chelsea iu bashkua Madridit në verë gjatë verës dhe mbërriti në kryeqytetin spanjoll mbipeshë, para se të lëndohej pak para fillimit të sezonit të ri.
"Ndiej se ende nuk e kemi parë Hazardin që e njohim nga Anglia", tha
Wenger për BeIN Sports.
“Ai edhe nuk është fizikisht i gatshëm pas lëndimit që e pësoi. Mua më duket se ai nuk e ka vetëbesimin e njëjtë si në
Chelsea", shtoi ish-trajneri i Arsenalit.
"Mendoj se arsyeja është gjendja e tij
fizike. Ai erdhi me shumë peshë, siç është thënë në gazeta", theksoi ai.
Francezi më pas e bëri një krahasim interesant për ta shpjeguar gjendjen e belgut.
"Nëse dëshiron të bësh një kalë ta humbë garën, atëherë i shton kilogramë një kali që peshon 500kg dhe mjafton me kaq", theksoi ai.
Shtuar më 07/11/2019,
ora 14:51