E FUNDIT/ Derbi mbyllet ne paqe, Atl Madrid dhe Reali ndajnë pikët (VIDEO)
Nëse fiton Lazio priten "trazira", modelja joshëse premton se do të zhvishet (FOTO LAJM)

Modelja dhe aktorja shumë e njohur italiane, Ana Falchi njihet si një tifoze e zjarrtë e Lazios. 48-vjeçarja vijon të mbetet një femër tunduese. Sonte luhet derbi i zjarrtë i kryeqytetit italian.

Lazio dhe Roma do të përballen mes tyre (20:45), me objektivin e vetëm për t’i dhuruar tifozëve fitoren e ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Për të ndezur më shumë atmosferën ka menduar Falchi, e cila ka bërë një premtim nëse bardhekaltrit e Simone Inzaghit triumfojnë ndaj “armiqve” të përjetshëm.

“Çfarë do të bëj nëse Lazio fiton derbin? Jam gati të dal vetëm me një maskë. Nëse rrjetet sociale fshijnë imazhin tim, atëherë do të shpik diçka tjetër.

Le të urojmë e shpresojmë që Lazio të fitojë, pasi nuk do të jetë e thjeshtë“, deklaron modelja e lindur në Finlandë.
Shtuar më 15/01/2021, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori