Nëse largohet Kroos, Reali ka gati zëvendësuesin
Lista e skuadrave që kërkojnë mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Mes ekipeve "big" të Europës që duan mesfushorin 28-vjeçar të Manchester City është edhe Real Madrid.

Për momentin, skuadra "los blancos" është duke mbledhur informacione në lidhje me lojtarin, kontrata e të cilit me "citizens" skadon pas një viti (verën e 2020-ës). Gundogan ka refuzuar rinovimin me City, pasi synon një ekip të ri.

Interi është tërhequr për momentin, duke parë se gjermani kërkon 9 milionë euro në sezon, një shumë e lartë për zikaltërit. Ndaj Real Madrid ka bërë një hap përpara, duke nisur të interesohet prë Gundogan.

Sipas klubit madilen, Gundogan është i përshtatshëm për skuadrën në rast se nga do të largohet Toni Kross. Ky i fundit nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë sezonin tjetër, ndaj te Reali duan të marrin masat, duke prenotuar Gundogan. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori