Nëse Manchester City i hiqet titulli i 2014 dhe i jepet Liverpoolit, tifozët kanë një kërkesë të veçantë
Steven Gerrard ishte fytyra më tragjike e Liverpoolit në sezonin 2013/14, atëherë kur kishte rrëshqitur në ndeshjen ndaj Chelseat dhe Demba Ba kishte shënuar gol.

Nga ajo disfatë e pësuar The Reds kishin humbur garën për titull ndërsa atë e kishte fituar Manchester City.

Por Citiznes janë ndëshkuar tani nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane dhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Në mediat angleze raportohet se Cityt mund t’i merret titulli i ftuar në vitin 2014 dhe mund t’i merre disa pikë në këtë sezon.

Nëse ndodhë kjo atëherë Liverpooli automatikisht do ta merrte atë titull në duar e që edhe në këtë sezon janë shumë afër të triumfojnë në Ligën Premier.

The Reds do të fitonin dy tituj brenda sezonit, derisa tifozët kanë kërkuar që Steven Gerrard të marrë një medalje, shkaku i atij momenti zemërthyes.

“Nuk më intereson që nuk e fituan në kohë, por nëse merret vendimi që titulli të na takojë ne, atëherë dua që Steven Gerrard ta marrë një medalje”, ka thënë një tifoz i Liverpoolit.

Nëse ndodhë kjo gjë, Steven Gerrard e meriton një medalje të Ligës Premier, askush nuk e meriton më shumë se Steve G”, ka shkruar një tjetër.
Shtuar më 16/02/2020, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori