Nëse mendoni se PSG është konkurenti i Realit për Mbappe, e keni gabim
Duket se ka hyrë në garë për Kylian Mbappe edhe Manchester City. Sulmuesi i Monakos është më i lakmuar në Evropë këtë verë me një mori ekipesh të mëdha që ndjekin nënshkrimin e tij.

Arsenali është gjithashtu i interesuar, por të dyja palët mund të hidhen nga uji nga gjigantët francezë Paris Saint-Germain. PSG janë të përgatitur që të përputhen me çdo ofertë dhe paga të ofruara për Mbappe, por ata tani përballen me konkurrencën e qytetarëve, përcjell Albeu.com.

L'Equipe pretendon se Guardiola u takua me yllin për për të ngrënë dhe mund të ringjallë interesin e tij. Kjo taktikë nuk duhet të vijë si një surprizë, pasi është një taktikë e ngjashme me atë të përdorur nga spanjolli në të kaluarën. Ai shpesh thërret ose të paktën flet për objektivat përpara se të përfundojë ndonjë marrëveshje për të mësuar më shumë për karakterin e tyre dhe nëse ata do të përshtaten në planet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori