Nëse Mou ritkhehet te Chelsea, Lampard nuk ikën
Mesfushori anglez Frank Lampard, edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetetChelsea. Rikthimi i mundshëm i Jose Mourinhos në “Stamford Bridge”, do ta mbajë Lampardin akoma tek “blutë” e Londrës.

Mesfushori anglez, ka vendosur largimin e tij nga Chelsea, por sipas një burimi të afërt me Mourinhon, tekniku portugez beson shumë tek Lampardi.

“Nëse Mourinho kthehet në Chelsea, është e sigurtë se ai do të këmbëngul që Lampardmbetet në skuadër”, ka thënë burimi anonim për “Daily Star”.

Lampard është në gjurmët e disa skuadra evropiane, por ai kërkohet edhe nga klubi amerikan, LA Galaxay. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2013, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori