Nëse ndodhin sulme terroriste, ndërpritet Europiani
Mediat franceze shkruajnë se në rast të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist atëherë Kampionati Europian do të ndërpritet menjëherë.
Britania dhe SHBA ka paralajmëruar Francën për sulme të cilat priten që të ndodhin duke prekur kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.

Parisi ishte objekt i sulmeve terroriste të 13 nëntorit të vitit të kaluar ku humbën jetën 130 persona ndërsa më shumë se 350 të tjerë mbetën të plagosur.

Dyshohet se në rast të ndonjë sulmi organizatorët e Kampionatit Europian me shumë mundësi do të anulojnë vazhdimin e garës e cila do të kulmojë me finalen e 10 korrikut.
Shtuar më 09/06/2016, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori