"Nëse nuk do të isha droguar do të isha fenomen"
Pëlqej
Diego Armando Maradona rikthehet të flasë për veten e tij dhe kur "El Pibe Doro" e bën një gjë të tillë, lajmi qarkullon në të gjithë globin.

"Nëse nuk do të isha droguar do të isha një lojtar fenomenal". Një fjali që zbulon shumë detaje nga e shkuara e ish sulmuesit argjentinas që ka pasur probleme serioze me drogën. Për kampionin e botës, pluhuri i bardhë ka ngritur pengesa të mëdha në karrierën e tij pasi ai ka qenë i vetëdijshëm që natyra i kishte falur dhunti të mëdha.

“Përpara se të vija në Europë te Barcelona në vitin 1982 e dija shumë mirë se me teknikën që zotëroja do t’i haja të gjallë në fushën e lojës të gjithë. Topi në fushë eshtë vetëm një dhe kur të ishte në këmbët e mija nuk do të kishte top për të tjerët”.

Gjithsesi e shkuara tashmë është varrosur në jetën e Diegos sepse ai mendon për jetën që e pret me familjen.

"Vajzat e mia e dinë shumë mirë se unë edhe sot mund të luaj për 90 minuta edhe pse jam 53 vjeç. Unë nuk kam bërë një jetë normale sepse në realitet është sikur të jem 78 vjeç", vijoi "El Pibe de Oro".

Ish flamuri i Napolit rrëfen gjithashtu edhe emocionet e Botërorit 2010 si trajner me Argjentinën.

"Pasi u largova nga stoli, u ndjeva keq. Doja të vazhdoja por se bëra sepse besova te një mik dhe sot do të rikthehesha sërish në atë detyrë sepse miqtë mbeten miq. Nuk e kam ndjekur Argjentinën në eliminatoret e Brazilit por në Botëror jetova si një argjentinas. Gjermania kishte 50 variante më shumë se ne dhe kur ata sulmonim ne ishim të trembur. Gjithsesi një rast e patëm, atë me Higuain që në raste të tilla nuk gabon asnjëherë. 9 në 10 topa në atë moment hyjnë në portë, por Pipita i kishte veshur këpucët mbrapsht", përfundoi legjenda argjentinase. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori