Nëse nuk ka kontratë, largohem
Bosit italian Roberto Di Matteo i është ofruar kontratë një vjeçare nga Roman Abramovich, me kushtin që mund të zëvendësohet verën e ardhshme.

Di Matteo mendon se ka bërë mjaftueshëm për t'iu ofruar një kontratë e plotë dhe jo të jetë në provë edhe për një vit tjetër.

Ai është shprehur se nëse nuk do t'i ofrohet kontrata e duhur, ai do të largohet. Rrugën e tij mund ta ndjekin Bosingwa dhe Salomon Kalou, pasi portugezit i është ofruar një kontratë një vjeçare ndërsa Kalou-s nuk i është propozuar kontratë e re. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori