Nëse nuk mbërrin Mbappe, Reali ka gati një tjetër emër bombastik
Presidenti i Real Madrid Florentino Perez nuk solli ndonjë përforcim këtë verë, por duket se ai po përgatitet shumë për verën e ardhshme.

Marca, përcjell lajmi.net, shkruan këtë mëngjes se shënjestra e parë e klubit mbretëror do të jetë Kylian Mbappe, i cili deklaroi se dëshiron të luajë për Realin një ditë. Por është e qartë që PSG nuk do ta lejojë atë të shkojë kaq lehtë dhe spekulohet se Mbretërit duhet të paguajnë mbi 200 milionë euro nëse duan ta sjellin atë.

Sidoqoftë, Perez gjithashtu po përgatit një opsion rezervë nëse Mbappe nuk vjen në "Santiago Bernabeu". Në atë rast, shënjestra e parë do të jetë Erling Haaland, i cili i kënaqi tifozët e futbollit me lojërat e tij.

Haaland u bë i famshëm në fanellën e Red Bull Salzburg ku luajti një sezon fantastik dhe në fillim të këtij sezoni ai nënshkroi për Borussia Dortmund për vetëm 20 milionë euro.

Ai ka një klauzolë në kontratë që mund të largohet nëse vjen një ofertë e kënaqshme dhe sigurisht që nuk do të jetë problem për Real Madridin. Transferimi i tij do të kushtonte rreth 100 milionë euro, që do të thotë se Dortmund do të fitojë 80 milionë neto.
Shtuar më 13/10/2020, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori