"Nëse nuk vjen te Bayerni, Reus shkon te Reali ose United"
Pëlqej
Franz Beckenbauer rrezikon të nxehë sërish Borussia Dortmundin. Presidenti i nderit i Bayern Munchen, ashtu siç bëri më parë edhe Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për Marco Reus, duke u shprehur se vitin e ardhshëm do të shkojë në një klub të madh si Manchester United apo Real Madrid për shkak të një klauzole të ulët për nivelin e tij, 25 milionë euro.

"E imagjinoj te Bayerni. Nëse mund të marrësh një lojtar të klasit të tij, duhet ta provosh. Nëse nuk do të shkoj te Bayerni në 2015-ën, do të shkojë me shumë mundësi në klub të madh si Reali apo United. Borussia nuk do të jetë në gjëndje ta mbajë dhe unë e kuproj pse nuk i pëlqen të flitet për Reus. Klauzola nuk ishte një sekret i madh, të gjithë palët e interesuara e dinin", ka thënë "Kaizeri" për gjermanen "Bild". /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori