Nëse shënon sonte CR7 vendos një tjetër rekord në Champions
Cristiano Ronaldo mund ta vendosë një rekord tjetër sonte, nëse shënon gol kundër Lokomotiv Moscow në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Nëse ia del të shënojë, Ronaldo do ta kalojë Raulin si lojtari i vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është nikoqir i Lokomotiv Moscow në Allianz Stadium në Torino, në një ndeshje që nis në orën 21:00.

Deri tani, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Megjithatë, Lokomotiv Moscow është ndër klubet e pakta ndaj të cilave nuk ka shënuar ende Ronaldo.
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori