Nesër miqësorja Flamurtari-Sevilla
Sot ka mbërritur në Tiranë ekipi spanjoll i Seviljas për të zhvilluar ndeshjen miqësore përballë ekipit të Flamurtarit në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Spanjollët të njohur vitet e fundit për fitimin e UEFA Europa League, por edhe për përballet me Barcelonën dhe Real Madrid do të akomodohet në Tiranë në pritje të orarit të ndeshjes, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në orën 18:30.

Në përbërje të ekipit spanjoll ka disa emra të njohur, midis të cilëve është mesfushori i ekipit kombëtar iberik Hezuz Navas. Takimi u realizua nga sponsori "Miami Beach", pas Seviljas, Flamurtari pret Barcelonën, por akoma nuk është bërë zyrtare asnjë datë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori