Nesër mund të vendoset "Topi i Artë"
Dilema e fituesit të "Topit të Artë" këtë vit pritet të jetë shumë e madhe.

Ka shumë lojtarë në garë dhe asnjë favorit absolut. Sipas kuotave aktualisht në bastore, Virgil Van Dijk është favoriti kryesor.

Por, gara për këtë çmim mund të marrë kahje tjetër pas finales së Kupës së Afrikës, Senegal-Algeria.

Në rast se Senegali shpallet kampion, Sadio Mane mund të jetë Topi i Artë për vitin 2019. Këtë e parashikojnë edhe analistët, shkruan Indeksonline.

Futbollisti afrikan ka qenë golashënuesi më i mirë në Premierligë, është shpallur kampion i Evropës me Liverpoolin, dhe në rast se e fiton Kupën e Afrikës, atëherë do të jetë e vështirë që dikush t’i marrë këtë çmim Manes.

Në garë për "Topin e Artë" pritet të jenë Van Dijk, Messi, Salah, Alison e Ronaldo.
Shtuar më 18/07/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori