Nesër shorti i Championsit, 4 skuadra në ankth për rivalin
Dje në mbrëmje kemi mësuar 4 skuadrat gjysmëfinalistë të Ligës së Kampionëve: Juventus, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Monaco. Katër skuadrat më të mira për këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube janë në pritje të shortit që do të hidhet nesër në orën 12:00 në Nyon.

Ndeshjet e para do të zhvillohet më 2-3 maj, ndërkohë që të katër ekipet kanë mundësi që të përballen me njëra-tjetrën, pra shorti është i lirë. Në këtë mënyrë mund të shohim dhe një derbi të Madridit, raporton Albeu.

Finalja e madhe për këtë sezon do të zhvillohet më 3 qershor në "Millenium S tadium të Cardiff-it. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori